Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kolona të mëdha janë krijuar në Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në pesë orë.
Kjo sipas përditësimit të fundit, të bërë pas orës 17:00.
Pritje mbi dy orë ka edhe te Dheu i Bardhë, e kolona janë krijuar edhe në Muçibabë me dy orë pritje.
Pritje deri në një orë ka edhe në Mutivodë e Jarninjë.
Policia e Kosovës përmes një apeli ka bërë thirrje që të shfrytëzohen edhe pikat tjera kufitare, më pak të ngarkuara.
“Ju inkurajojmë që të përdorni edhe PKK tjera për qarkullim për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në PKK Merdarë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.