Dëshmitari i mbrojtur thotë se gjetën dy trupa në një varr dhe se njërin e njihnin e tjetrin jo

Dëshmitari i mbrojtur thotë se gjetën dy trupa në një varr dhe se njërin e njihnin e tjetrin jo

Pas kthimit nga pushimi i parë, prokurorja Silvia D’ascoli, tha se gjatë seancës private që u zhvillua paraprakisht, kanë mbetur te pika, ku dëshmitari W04674 po përshkruante që gjetën një varr dhe panë dy trupa në të dhe kishte thënë se njërin trup e ka njohur, kurse tjetrin jo.

Dëshmitari i dhjetë, deklaroi se trupin e parë vetëm e kanë zbuluar dhe kanë vënë re se është i panjohur, ndërkaq për trupin tjetër që kanë parë, ai bëri të ditur se e kanë njohur.

Sa i përket trupit të parë, të cilin nuk e kanë njohur, ai deklaroi se është dukur si zeshkan.

“Nuk mundem me thënë, veç u duke si zeshkan po kish pas filluar me u prish, u duke si zeshkan, fytyrën e gjatë”, tha ky dëshmitar.

Tutje, deklaroi se pasi gjetën këta dy trupa, i kanë mbuluar dhe i kanë lënë ashtu si i kanë gjetur e kanë shkuar në shtëpi.

“Si e kemi gjet, ashtu edhe e kemi lënë”, tha ai, kurse shtoi se herën e dytë që kanë shkuar te varri ka qenë pas dy apo tre ditësh, por se nuk i kujtohet saktë.

Ai tha se herën e dytë kur kanë shkuar e kanë zhvarrosur trupin dhe e kanë vënë në traktor.

“Herën e dytë kur kemi shkuar e kemi zhvarros trupin edhe e kemi qit në traktor e kemi pru prej shpisë”, ka thënë ky dëshmitar.

Kurse, trupin tjetër, ai deklaroi se vetëm e kanë mbuluar me dhe.

“Trupin tjetër veç e kemi mbuluar me dhe edhe qaty ka mbetë”, ka thënë ai./BetimipërDrejtësi

Related Articles