Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë Qeverinë e re në krye me Glauk Konjufcën, si mandatar i dytë nga VV.
Pro ishin vetëm 56 vota, 53 kundër dhe katër abstenime, teksa të nevojshme për formimin e Qeverisë janë 61.
Pas dështimit, Kryeparlamentari Dimal Basha i mbylli punimet e seancës.
