Dështon edhe në raundin e dytë zgjedhja e kryesuesit në Prishtinë

Dështon edhe në raundin e dytë zgjedhja e kryesuesit në Prishtinë

Edhe në raundin e dytë Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka marrë 25 vota pro për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto vota s’janë të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të PDK-së dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Nga salla janë larguar AKR-ja dhe AAK-ja.

Nga 51 asamblistë, për t’u zgjedhur kryesues duhen 26 vota pro. / Gazeta Enigma.

Related Articles