Ferizaj është njëra prej skuadrave më aktive në Superligë në merkaton verore duke i transferuar disa lojtarë.
Enigma mëson se një marrëveshje mes Avdullit dhe Ferizajt ka dështuar në çastet e fundit për shkak se nuk kanë arritur të merren vesh për çështjen e pagesës.
Qlirim Avdulli ka oferta të tjera nga Superliga dhe mbetet të shihet se ku do të përfundojë deri në përfundimin e merkatos.
Avdulli së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës ku ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar duke fascinuar me paraqitjet e tij.
Kujtojmë që Avdulli më parë ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës, Arbërisë dhe Hajvalisë./GAZETA ENIGMA/