Ka dështuar mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
Kjo pasi nuk pati kuorum për ta nisur mbledhjen.
Kështu deklaroi para mediave, kryetarja Albulena Haxhiu.
Ajo njoftoi se në mbledhje mori pjesë nënkryetarja Emilja Rexhepi, ndërsa anëtarët e tjerë nuk ishin të pranishëm.
“Unë kam informacion që z. Gola si nënkryetar i Kuvendit është jashtë vendit zyrtarisht, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndërsa për të tjerët të paktën unë si kryetare e Kuvendit nuk kam pasur informacion për mungesën e tyre, prandaj edhe si rezultat nuk kemi pasur mundësi që t’i trajtojmë edhe çështjet e kryesisë së Kuvendit. Ndoshta partitë politike janë ende të zënë me listat zgjedhore, ndonëse afati ka qenë deri dje”, deklaroi Haxhiu. / Gazeta Enigma.
