Në seancën e sotme të Kuvendit, ka dështuar miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, raporton GazetaEnigma.
Për këtë marrëveshje vetëm 63 deputetë ishin pro, kurse deputetët e LDK-së dhe PDK-së votuan kundër.
Kursee ministri i MKRS-së Hajrulla Çeku duke prezantuar këtë marrëveshje, tha se e njëjta ka vlerën 47 milionë euro dhe është e rëndësisë së veçantë./ GazetaEnigma