Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as në përpjekjen e 48-të.
Si në seancat paraprake, edhe në të sotmen Komisioni për Votim të Fshehtë dështoi të formohej.
Ishte kryesuesi i seancës, si më i vjetri deputet, Avni Dehari ai që ndërpreu punimet, derisa e radhës pritet të zhvillohet më 19 korrik, të shtunën.