Detaje nga aksidenti në Sarandë ku vdiqën dy turistë, po voziste një 17 vjeçar

Detaje nga aksidenti në Sarandë ku vdiqën dy turistë, po voziste një 17 vjeçar

Shkak i aksidentit të rëndë që ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, që solli vdekjen e dy turistëve italianë, nga informacionet e para rezulon se është një 17 vjeçar shqiptar i cili drejtonte një Mercedes Benz pa patentë.

Turistët që gjetën vdekjen po lëviznin me motor nga Ksamili në Sarandë. Shkak i aksidentit është bërë devijimi i korsisë nga mjeti Mercedes Benz që më pas është përplasur me motorin. Benzi po lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë mbetur të shokuar, pasi kanë parë trupat e viktimave të copëtuara.

Horror, trupat e të vdekurve janë copëtuar. Aksident shumë i rëndë”, tha një prej tyre.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Related Articles