Ballkani e kërkon përsëritjen e historisë në Evropë

Ballkani e kërkon përsëritjen e historisë në Evropë

Ballkani do të mundohet ta përsërisë historinë.

Kampioni kosovar do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin e njohur bjellorus, BATE Borisov, shkruan “Gazeta Express”.

Therandasit janë të vendosur për ta nxjerrë një rezultat të favorshëm në shtëpi para ndeshjes së kthimit që do ta luajnë pas një jave në terren neutral.

Ekipi i Ilir Dajës synon ta përsërisë suksesin e sezonit të kaluar për ta prekur fazën e grupeve të kësaj gare.

Sidoqoftë, skuadra Portokalli s’do të ketë aspak punë të lehtë duke e pasur parasysh fuqinë dhe përvojën e kundërshtarit.

Ballkani e nisi sezonin e ri në Evropë në Ligën e Kampionëve, ku fatkeqësisht u eliminua menjëherë.

E më pas, në Ligën e Konferencës i kaloi rrethin e dytë dhe të tretë kualifikues dhe tash e sheh veten në “play-off”, të cilin synon po ashtu ta kalojë, për ta parë vetin në mesin e skuadrave më të mira të kësaj gare.

Ndeshja mes Ballkanit dhe BATE Borisovit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45. 

Related Articles