Detaje nga aksioni i Speciales: Bastiset shtëpia e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj

Detaje nga aksioni i Speciales: Bastiset shtëpia e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj

Para disa minutash u raportua për një operacion të ndërmarrë sot nga Gjykata Speciale, që është duke u realizuar në Prishtinë, ku tashmë kanë filluar bastisjet. Teksa aksioni po vazhdon, Sinjali ka mësuar detaje të reja për kontrollet që janë kryer deri më tash.

Burimet brenda Policisë kanë bërë me dije se tashmë është bastisur shtëpia e ish shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, ku sipas informacioneve të para janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Të njëjtat burime thonë se se aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sinjali mëson se rasti lidhet me procesin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Kujtojmë se Smakaj ka qenë këshilltar politik i ish-presidentit Thaçi.

Related Articles