Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 02:20 në fshatin Pavlan të Pejës.
Lidhur me rastin tragjik, policia ka dhënë detaje përmes zëdhënësit Driton Rugova.
Rugova tha se vetura ishte përfshirë nga flakët bashkë me personin që ishte në veturë.
Ai theksoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.