Detaje nga policia për vrasjen në Hajvali

Detaje nga policia për vrasjen në Hajvali

Policia ka dhënë detaje lidhur me tentim vrasjen që ka ndodhur dje më 8 nëntor në Hajvali të Prishtinës, ku një person ishte plagosur me armë zjarri nga një tjetër.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ende i dyshuar nuk është arrestuar, por se i ishte kontrolluar shtëpia dhe aty ishin gjetur e konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë përkatëse policore, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. 

Related Articles