Prokuroria Themelore e Pejës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, bëri të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për këtë rast.
“Dy persona janë arrestuar për sulmin ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ata janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë,” tha Nikçi.
Ai shtoi se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës.