Detaje nga tentim-vrasja në Gjilan, 22-vjeçari u ther shtatë herë me thikë

Detaje nga tentim-vrasja në Gjilan, 22-vjeçari u ther shtatë herë me thikë

Mëngjesin e sotëm u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e goditjeve me thikë.

I riu ishte dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Burimet brenda Emergjencës së Spitalit në Gjilan kanë bërë me dije se 22-vjeçari është dërguar atje me shtatë plagë në trupor, të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditjet me mjet të mprehtë.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë, njofton Sinjali.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit, i cili është i panjohur për viktimën.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet i dyshuari.

Related Articles