Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në ambientet e brendshme të Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku humbi jetën një efektiv policie.
Sipas burimeve për A2 CNN, Ludian Zaimi ka qëlluar pesë herë ndaj Caush Saliasi pas një konflikti të momentit.
Autori mësohet se ka një vit e gjysmë në polici, ndërsa viktima shërbente në Policinë e Shtetit prej më shumë se 20 vitesh.
Saliasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.