Mot me diell dhe vranët

Mot me diell dhe vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranët, ndërsa vende-vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.

Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. 

Related Articles