Detaje nga vrasja në tentativë në Obiliq/ I dyshuari shtiu 6 herë me armë në drejtim të 47-vjeçarit

Detaje nga vrasja në tentativë në Obiliq/ I dyshuari shtiu 6 herë me armë në drejtim të 47-vjeçarit

Dje rreth orës 16:00 në rrugën ‘Hasan Prishtina’ ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Një 32-vjeçar dyshohet se ka shtënë gjashtë herë me armën e tij në drejtim të burrit i cili denoncoi rastin në Polici, raporton Gazeta Enigma.

Sinjali mëson se njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur në viktimën, i cili ka rrëfyer para tyre gjithë atë që ndodhi. Sipas 47-vjeçarit, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja të cilat dyshohet se janë të armës që u përdor në rast, teksa janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të kapet i dyshuari.

Në vargun e veprimeve hetimore, me urdhër të Gjykatës, njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera do merren posa të kapet i dyshuari i cili është shpallur në kërkim policor.

Related Articles