Një 70-vjeçar të dielën vdiq pasi ra në lumin e fshatit Deiq të Klinës.
Trupin e V.K. së pari e kishin parë dy peshkatarë që ishin munduar ta largonin nga uji, por njëri nga ta veç sa nuk u mbyt edhe vet.
Ndërsa rreth 7 orë kërkime organet e rendit nuk e gjetën, por një qytetar që doli për të ju ndihmuar së bashku me nipin e tij arritën ta gjenin të moshuarin.
E me anë të një komunikate Forcat e Sigurisë së Kosovës mbartën mbi vete gjetjen e lokacionit se ku ndodhej trupi i viktimës, pa përmendur dy qytetarët që hasën të parët.
Nga policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e viktimës dhe që trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.