Detaje si erdhi deri tek aksidenti i autobusit nga Kosova në Bullgari

Detaje si erdhi deri tek aksidenti i autobusit nga Kosova në Bullgari

Ahmed Abazi është njëri nga shoferët i cili ka rrëfyer rreth asaj se si ka ardhur deri te aksidenti i autobusit me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Bëhet fjalë për një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë dhe u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, afër qytetit Kjustendill.

Dhe siç ka rrëfyer Abazi, në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.

“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e ka vërejtur kamionin”, ka thënë fillimisht ai.

Në atë moment, sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.

Siç ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar – përveç kolegut të tij, shoferit, të lënduar lehtë.

“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”.

Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët./Gazeta Enigma/

Related Articles