Detaje të reja nga jeta e 41 vjeçarit që u vetëvra në Francë: Kishte jetë të vështirë, iu kishin vrarë 15 familjarë në luftë

Detaje të reja nga jeta e 41 vjeçarit që u vetëvra në Francë: Kishte jetë të vështirë, iu kishin vrarë 15 familjarë në luftë

Vetëvrasja e 41-vjeçarit me origjinë nga Kosova në bodrumin e një gjykate në Bordo të Francës e ka shokuar jo vetëm avokaten e tij, Abraham Hervé Diompy.



Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

Avokatja e tij tha se ai kishte shkuar në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet. Sipas dosjes së Prokurorisë, e cila po e kryen hetimin, kosovari kishte të kaluar traumatike, që lidhej me vrasjen e 15 anëtarëve të familjes së tij.

LEXO EDHE: Kosovari vetëvaret në një gjykatë në Francë, refuzoi të kthehej në Kosovë

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokatja e tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar. “Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”

Avokatja e tij e re është ende në shok. Ajo u emërua sipas detyrës zyrtare vetëm disa orë para vdekjes së klientit të tij. Ajo e përshkroi klientin e tij si “të fortë”, “imponues”, “të tensionuar”, “të dëmtuar”, “që fliste shumë mirë frëngjisht”. I ndjeri, sipas avokates “nuk ishte një djalë i mirë apo një engjëll”, shkruan gazeta franceze, Le Monde.

“Ai kishte një të kaluar të dendur gjyqësore”, thekson juristja. Rreth dhjetë dënime janë në dosjen e tij kriminale, kryesisht për vjedhje. Katër muajt e fundit ka qëndruar në burg për dhunë në familje ndaj ish-partneres së tij sapo kishte kryer në burgun e Gradignan”, tha Abraham Hervé Diompy.

“Ai kurrë nuk ishte në gjendje të integrohej shoqërisht”, vazhdoi avokatja e tij.

“Ai ishte i pastrehë, ishte i varur nga alkooli dhe droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike”, tha avokatja e tij. /Gazeta Enigma.

Related Articles