Detaje të reja nga telefonata anonime për vendosjen e një mjeti shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Detaje të reja nga telefonata anonime për vendosjen e një mjeti shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Për të tretën herë me radhë, Policia e Kosovës është duke pranuar një telefonatë anonime, që në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë janë vendosur mjete shpërthyese.

Personi anonim i cili po telefonon Policinë e Kosovës, po raporton se ai ka vendosur mjete shpërthyese, ndërsa dy herët e kaluara, Policia ka konfirmuar se nuk kishte gjetur asnjë mjet të dyshimtë.

Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Arianit Grezda, i cili vazhdon të dyshojë se kjo telefonatë është alaram i rrejshëm.

“Është personi i njejtë që ka thirrë edhe më herët dhe flet në gjuhën serbe. Policia e ka të ingjizuar bisedën dhe dyshon se në bazë të zërit është një plak. Dyshoj se ky sërish është alarm I rrejshëm, megjithatë Policia dhe ne duhet ta kryejmë punën tone për sigurinë e qytetarëve”, tha ai për Gazetën “Enigma”.

Related Articles