Të enjten në Hanover të Gjermanisë nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë 30-vjeçari Armin Neziri. I dyshuari Rinor Z. ndodhet ende në arrati, ndërkaq sipas mediave gjermane, avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në polici, raporton Express
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Hanover të Gjermanisë. 30-vjeçari nga Kosova u qëllua për vdekje nga një tjetër, po ashtu kosovar.
Viktima Armin Neziri, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne.”
Mediat gjermane shkruajnë se avokati i të dyshuarit ka deklaruar se klienti i tij do të përballet së shpejti me policinë.
“Pas të shtënave fatale mbi një burrë në Hanover të enjten pasdite, autori i dyshuar i veprës është ende në arrati. Sipas deklaratave të avokatit të tij Fritz Willig, i dyshuari dëshiron të përballet me policinë së shpejti. Këshilltari ligjor i të arratisurit gjithashtu raportoi se klienti i tij mori armën nga frika ditën në fjalë. Siç raportoi Willig te “Neue Presse” (NP) të shtunën, takimi në mes viktimës dhe dorasit ishte një “takim thjesht i rastësishëm në një kryqëzim trafiku””, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Express.
Tutje sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, thuhet se viktima ka ndalur veturën e tij (Porche) e pas veturës së dorasit (Mercedes) dhe se ka dalë n thyer xhamat e Mercedesit me shkop bejsbolli.
Tutje, sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes thuhet se viktima ka parkuar Porche-në e tij pas Mercedesit të dorasit, e më pas ka dalë nga vetura dhe ka thyer xhamat e veturës. Pas kësaj, Rinor Z. ka shtënë me armë zjarri ndaj Armin Nezirit.
“Sipas deklaratave të dëshmitarëve, Porsche e zezë (e viktimës) u ndal pas Mercedesit të bardhë në Arndtstrasse. Thuhet se një burrë ka dalë nga Porsche dhe ka thyer xhamat anësorë dhe para me një shkop bejsbolli. I dyshuari më pas kapi një armë nga frika dhe qëlloi”, shkruajnë mediat gjermane.
Sipas avokatit të tij, dorasi Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin mediat gjermane shkruajnë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe krime seksuale.
Ndërsa sipas avokatit të dorasit, klienti i tij ndjehej i kërcënuar nga Neziri, të cilin thuhet se e kishte raportuar më parë për një sherr.
Qysh në mëngjesin e së shtunës, “Hannoversche Allgemeine Zeitung” (HAZ) raportoi se viktima ishte i njohur tashmë për policinë si një shkelës intensiv qysh si fëmijë.
Kush është Armin Neziri?
Më 22 mars të vitit 2017, në Andreas-Hermes-Platz një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri.
Viktima ishte një 25-vjeçar nga Maqedonia, ndërkaq dorasi ishte Armin Neziri.
Mediat gjermane kanë raportuar se Neziri i cili ishte plagosur nga disa goditje me thikë, e kishte qëlluar 25-vjeçarin për vetëmbrojtje.
Nuk dihet ende nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me incidentin e vitit 2017, ndërkaq hetimet për këtë rast po vazhdojnë ende