Dhjetëra minatorë ngujohen në “Trepçë” për mbi gjashtë orë për shkak të një defekti të rrymës

Dhjetëra minatorë ngujohen në “Trepçë” për mbi gjashtë orë për shkak të një defekti të rrymës

Dhjetëra minatorë në minierën “Trepça” kanë mbetur të ngujuar për disa orë nën tokë, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka bërë të ditur kryesindikalisti i punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, i cili për “Gazetën Enigma” ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.

“Minatorët kanë mbetur të ngujuar, por kanë dalë. Ka qenë për shkak të një defekti me rrymën, më shumë detaje nuk kam. Rreth gjashtë apo shtatë orë kanë mbetur të ngujuar, tashmë po fillon puna normale, është rikthyer në normalitet”, ka thënë ai. 

Januzi ka shtuar se ky problem po përsëritet vazhdimisht tash e një kohë, gjë që ka ngritur shqetësim te punëtorët.

Related Articles