Dhunë dhe grushta në një shkollë në Prishtinë (VIDEO)

Dhunë dhe grushta në një shkollë në Prishtinë (VIDEO)

Një rrahje me grushta e shqelma dyshohet se ka ndodhur ditën e shtune mes nxënësve në oborrin e shkollës “Dardania” Prishtinë.

Pamjet e rrahjes brutale janë dërguar nga një sinjalizues, ku shihet një numër i madh i nxënësve, teksa njëri prej tyre grushton e të tjerë e shkelmojnë një të mitur.

Momentin e rrahjes së të miturit mund ta shihni në videot e mëposhtme:

Një pjesë e kësaj ngjarje shihet se ka ndodhur në oborrin e shkollës, ndërsa një moment tjetër i rrahjes ka vazhduar jashtë oborrit.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast nuk ka dhënë ndonjë përgjgije./Sinjali/

Related Articles