Policia e Kosovës ka evidentuar një rast të dhunës në familje në Podujevë, raporton Gazeta Enigma.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në favorin e të dyshuarit”, thuhet në raport.
Me konsultim me prokurorin dhe me dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. / Gazeta Enigma.
Dhunë në familje në Podujevë, gruaja dërgohet në strehimore, burri lirohet nga arresti
