Të shtunën , raportohet se në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.
Aty thuhej se viktima është dërguar në strehimore.
“DHUNIM- Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar.”
Kurse nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë njoftuar se e kanë autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore që të identifikohen të dyshuarit.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryesësi/it e kësaj vepre penale. Nga prokurori kujdestar rasti është kualifikuar si ‘’Dhunim’’ dhe me urdhër të prokurorit e dëmtuara është dërguar në ekzaminim gjinekologjik. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë në Gjilan. / Gazeta Enigma.