Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një djalë po ashtu i mitur.
Rasti ka ndodhur të enjten, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar ne mbajtje.
“Prishtinë . Me 18.11.2021 Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur) ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia.