Dhunohet një e mitur në Kamenicë

Policia në Kamenicë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është iniciuar si “Dhunim”

“Dhunim-Kamenicë, 19.10.2021 – 16:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Gazeta Enigma.

Related Articles