Louis van Gaal nuk ishte i kënaqur me komentet e Angel di Maria se holandezi ishte trajneri më i keq që ka pasur ndonjëherë.
Ata do të përballen të premten, në çerekfinale, ku Holanda do të ballafaqohet me Argjentinën, shkruan Marca.
“Angel është një lojtar shumë i mirë, ai luajti për United dhe kishte shumë probleme personale”, tha Van Gaal në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Të më quan trajneri më i keq i karrierës së tij është trishtim. Por ai është një nga lojtarët e paktë që e ka thënë këtë”.
“Nuk më pëlqen që ai e tha këtë. Mund të kem marrë një vendim të keq me Di Maria në atë kohë, por ne trajnerët duhet të marrim vendime”.