Një incident i zjarrit ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Siqevë të Prishtinës.
Policia është njoftuar nga një person se i janë përfshirë nga flakët rreth 10 hektarë mal, që janë në pronësi të tij.
Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve, transmeton Gazeta Enigma.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Me këtë rast policia i ka nisur hetimet dhe rasti po cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Gazeta Enigma