Në Bllatë të Podujevës janë djegur rreth 50 hektar tokë pronë private, tetë objekte të pa banuara, një kamion si dhe disa shtylla elektrike.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Fsh. Bllatë, Podujevë 20.08.2021 – 14:42. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë djegur rreth 50 hektar tokë pronë private, tetë (8) objekte të pa banuara, një kamion si dhe disa shtylla elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është duke u hetuar.