Vdes nga COVID-19 një mjeke në Prishtinë

Në orët e paradites nga COVID-19 ka humbur jetën edhe një mjeke.

Bëhet fjalë për doktoreshën e Qendrës Mjekësore Familjare “Mati 1”, Sevdije Korça, ndërsa lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga QKMF-ja.

“Edhe një humbe beteje me Covid 19. Sot me 21.08.2021 me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veçanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndanë një pjesë të jetës dhe punës bashkë”, thuhet në njoftim.

Related Articles