Digjen dy automjete në Pejë

Digjen dy automjete në Pejë

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga djegia e mbeturinave dy automjete janë përfshirë nga zjarri në një lagje të Pejës.

Zjarri është shpërndarë jashtë kontejnerëve duke përfshirë edhe dy automjete të cilat janë djegur tërësisht.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj mbrëmjeje në Rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Pejë, ndërsa njësia e zjarrfikësve, ka ndërhyrë për të shuar flakët që rrezikonin edhe objekte tjera përreth, transmeton “Radio1”.

Related Articles