Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin qytetarëve të nacionalitetit serb.
Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut.
Djegia e tri veturave vjen pas djegies së dy të tjerave, po ashtu me targa RKS, dje në orët e para të mëngjesit.
Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar zjarrevënien.