Digjen rreth 10 hektarë mal në Podujevë

Digjen rreth 10 hektarë mal në Podujevë

Dy burra kanë raportuar në polici se rreth 10 hektarë mal janë djegur në fshatin Batllavë të Podujevës.

Këta dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga prona e një bashkëfshatari.

“Njësitë relevante policore, eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, zjarri është nën kontroll. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas Policisë rasti vazhdon të hetohet.

Related Articles