Shteti që pretendon se nuk ka pasur asnjë rast me COVID-19

Shteti që pretendon se nuk ka pasur asnjë rast me COVID-19

Pandemia e COVID-19 ka qenë eminente në botë për thuajse dy vjet tashmë, por ka një shtet të vetëm në botë, që pretendon se as edhe një rast me coronavirus, nuk është shfaqur në gjithë territorin e tyre.

Turkmenistani, një ish-republikë sovietike ku banojnë rreth 6 milionë njerëz, është një vend ku autoritetet pretendojnë se COVID-19, nuk “ka shkelur”.

Mirëpo, organizata të ndryshme shëndetësore, theksojnë të kundërtën. Ndaj, një luftë “faktesh” ka nisur, ku presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhamedov, i cili drejton shtetin prej vitit 2006, e cilëson çdo raport të COVID-it në vend si “fake news”.

Gurbanguly Berdimuhamedov, Presidenti i Turkmenistanit

Sipas aktivistëve, një valë e tretë tashmë, e ka goditur Turkmenistanin. Ata gjithashtu pretendojnë se kanë prova për këtë.

Spitalet janë të tejmbushur dhe vdekje të shumta janë shkaktuar nga virusi. Presidentin ndërkaq, e akuzojnë se po e përdor politikisht propagandën.

Ruslan Turkmen, një disident i cili është zhvendosur në Holandë tashmë, ka thënë se vetëm ai personalisht, njeh mbi 60 raste të personave, të cilët kanë humbur jetën nga COVID-19 në Turkmenistan.

Dy gra turkmene me maska kalojnë rrugën

Të gjitha këto, Qeveria i mohon.

Por, Turkmen, paraqet edhe fakte mbi ato që thotë. Ai zotëron grafitë e gjithë pacientëve, ku duket prekja e madhe e mushkërive, shenjë kjo e COVID. Ai gjithashtu ka raportet e trajtimeve, të cilat përputhen me ato ndaj COVID.

Komentet nga Qeveria tukmene mungojnë mbi këto akuza.

Ndërsa, pyetje e ngritur, vijon: A është Turkmenistani realisht një vend që nuk ka parë asnjë rast me coronavirus, që prej fillimit të pandemisë?

Related Articles