Në Hajvali të Prishtinës, një pjesë e varrezave është kapluar nga flaka.
Një lexues i Telegrafit ka thënë se bëhet fjalë për varrezat e serbëve aty.
Në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit për ta lokalizuar zjarrin.
Ende nuk dihet nëse dikush ia ka vënë flakën me qëllim, apo ka ndodhur ndonjë shkak tjetër.
Gazeta Enigma ka provuar ta kontaktojë policinë por nuk ka arritur që për momentin të marrë detaje lidhur me këtë rast.
Ndërkaq, nuk është hera e parë që këto varreza janë kapluar nga flakët, edhe më herët në vitin 2018, kishte ndodhur një rast i tillë.