Sot është paraparë të zhvillohet derbi i madh kosovar, Drita – Gjilani.
Por, diçka e papritur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku disa persona kanë djegur fushën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku edhe do të zhvillohet ballafaqimi, raporton Gazeta Enigma.
Gjendja e fushës në këtë stadium në afërsi të njërës portë nuk duket në rregull dhe mundësitë për një shtyerje të derbit ekzistojnë, por akoma nuk ka diçka zyrtare.
Policia e rajonit të Gjilanit ka dalur mbrëmë në vendin e ngjarjes në stadium.GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.