Është djegur një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit Dragana Miletiq.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Kështu tha për Klankosova.tv Veton Elshani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri.
“Po, e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët”, tha Elshani.
Elshani theksoi se arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.
Kohë më parë, ajo ka thënë se ishte kërcënuar.
E dyta e Leposaviqit, kishte kërkuar edhe mbrojtje nga ana e policisë