Një veturë me tabela të Beogradit është djegur pas mesnatës të së dielës në Lagjen e Boshnjakëve në veriun e Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani.
Elshani tha se nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Ende nuk dihen motivet e rastit. Hetimet janë duke u zhvilluar, teksa dyshohet për “zjarrvënie””, tha ai.