Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur për lajmin se vila e tij është djegur në Podujevë.
Siç njoftojnë mediat vendore, ai ka treguar se vila i është djegur komplet dhe se është rrugës bashkë me disa familjarë të tij, për ta parë nga afër.
“Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë jam rrugës dhe policia është para meje. Siç më kanë treguar dera e vilës ka qenë jashtë dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit”, ka thënë Bajqinovci për Paparacin, transmeton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se këtë vilë e ka që prej vitit 2017 dhe se ka shkuar rregullisht me familjen. /Gazeta Enigma