Agim Veliu gjatë së hënës u shkarkua nga kryesia e LDK-së në Podujevë, raporton Gazeta “Enigma”.
Dikur shkarkimet nuk ia linin shenjë Agim Veliut. Të paktën ështu ishte shprehur Veliu pas shkarkimit të tij nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme nga Albin Kurti.
Por deputetit të LDK-së shenja duket se i lanë dy shkarkimet tjera të cilat iu bënë nga vetë partia e tij.
Agim Veliu shihej krah për krah me Abdigjikun kur Veliu ishte nënkryetar i LDK-së.
Por pas riformimit të Lidhjes në mars të 2021, Abdigjiku nuk e përfshiu atë si pjesë të kryesisë së partisë.
E ky ishte shkarkimi i dytë i Agim Veliut nga një pozitë.
Shkarkimet e tij nuk përfunduan me kaq, së fundmi Lumir Abdixhiku e largoi Veliun nga kryesia e LDK-së edhe në Podujevë, duke pamundësuar edhe kandidimin e tij për kryetar të kësaj komune.
Në vetë bastionin e LDK-së, ku Veliu ishte faktor tashmë është veçse një anëtar i degës atje.
Këtë veprim të kryesisë së partisë, Agim Veliu e cilësoi si ilegal dhe ilegjitim.
Por edhe pse e mërkurja pati goxha zhvillime në partinë e Veliut, e enjta ishte ndryshe.
Mirëpo arsyeja se pse u shkarkua Veliu nga pozita e kryetarit në Llap nuk është e ditur.
Për këtë temë nuk ka folur Lumir Abdixhiku e as ish shefi i Veliut, Isa Mustafa.
T7 ka tentuar të marrë qëndrim nga ai, por Mustafa tha që është më obligime në Shqipëri.
E dikush nga LDK duket se u nda e pakënaqur nga e tërë kjo situatë.
Kundër shkarkimit të Veliut ka votuar edhe anëtari i kryesisë, Lutfi Zharku.
Agim Veliu aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës pasi mori 11 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Megjithatë nuk ishte i zëshëm as si deputet në seancat e Kuvendit të Kosovës.