Një bankomat në Gjilan ka dështuar të detektojë e të refuzojë paratë që dyshohet se janë të falsifikuara.
Kjo pasi në të janë deponuar hiq më pak se 20 kartëmonedha me vlerë 50 euro.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar policia në këtë komuna.
Sipas një raporti që u është dërguar mediave, thuhet se “ankuesi kosovar ka raportuar se gjatë zbrazjes dhe kontrollimit të parave nga bankomati, ka hasur në 20×50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”.
Monedhat e dyshuara, në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë euro, janë konfiskuar ndërsa rasti raportohet të jetë ende nën hetime. / Gazeta Enigma.