Dikush i deponon njëzet 50 euroshe false, bankomati në Gjilan s’arrin t’i detektojë

Dikush i deponon njëzet 50 euroshe false, bankomati në Gjilan s’arrin t’i detektojë

Një bankomat në Gjilan ka dështuar të detektojë e të refuzojë paratë që dyshohet se janë të falsifikuara.

Kjo pasi në të janë deponuar hiq më pak se 20 kartëmonedha me vlerë 50 euro.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar policia në këtë komuna.

Sipas një raporti që u është dërguar mediave, thuhet se “ankuesi kosovar ka raportuar se gjatë zbrazjes dhe kontrollimit të parave nga bankomati, ka hasur në 20×50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”.

Monedhat e dyshuara, në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë euro, janë konfiskuar ndërsa rasti raportohet të jetë ende nën hetime. / Gazeta Enigma.

Related Articles