Dinamo e Zagrebit është shpallur kampion për herë të 24-të në Kroaci.
Atmosfera u elektrizua aq shumë sa që tifozët e Dinamos ia vunë flakën edhe stadiumit.
Skuadra nga kryeqyteti kroat të dielen luajti kundër Hajdukut të Splitit, ndeshje e cila përfundoi pa gola 0:0.
Ish-skuadra e futbollistit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Arijan Ademi, e siguroi titullin pasi la pas vetës Hajdukun me minus 12 pikë.