Dinari takon për herë të katërt kryenegociatorët në Bruksel

Dinari takon për herë të katërt kryenegociatorët në Bruksel

Në Bruksel sot do të mbahet takimi i katërt  në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq ku do të vazhdojnë bisedimet për vendimin e BQK-së rreth dinarit.

Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq tha se ai dhe ekipi i tij nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku të enjten pritet një raund i ri, i i dialogut vendimin e BQK-së për dinarin.

“Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Prishtinës për të kërkuar zgjidhje përmes kompromisit”, tha Petkoviq për Informer TV.

Edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të pres kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur zgjidhje rreth dinarit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai theksoi se pret që palët të shkojnë në takimin në Bruksel me mendje të hapur.

Ky takim vjen një ditë pasi autoritetet serbe ndaluan autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Bashkimi Evropian ka potencuar se është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi.

Në këtë rast BE-ja konstatoi se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Related Articles