Muaji shtator ka nisur me një njoftim që disa prindër e pranuan, për ta verifikuar llogarinë e tyre për shtesat e fëmijëve, shkruan Gazeta Enigma.
Por nga Ministrja nuk pati detaje se cilët prind duhet dërguar dokumentet shtesë.
E sot përmes një njoftimi nga Ministria e Financave dhanë detaje për këtë.
“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë”.
Prindërit që se kanë pranuar Email-in, nuk kanë nevojë të paraqesin dëshmi shtesë. “Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”. / Gazeta Enigma.