Udhëheqsja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka njoftuar është marrë vendim që seanca e re e Kuvendit të mbahet më 19 maj, në ora 10:00.
“Pas përmbylljes së pikave të seancës së re, do të fillohet me vazhdimin e seancës së papërfunduar konkretisht me debatin parlamentar për siguri të kërkuar javë më parë nga AAK, por që me dakordim në seancat e kaluara plenare është shtyre për një ditë tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.
Kusari-Lila gjithashtu bëri të ditur se sot kanë diskutuar edhe për konstituimin dhe fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore.
LEXO EDHE: Konstituohet Komisioni Parlamentar që do të kryej hetime për blerjen e energjisë elektrike
“Jemi dakorduar gjithashtu që në mbledhjen e ardhshme të kryesisë t’i kemi të gatshëm emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në ekipin për reformën zgjedhore”, tha ajo.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së bëri të ditur se formula e përbërjes së këtij ekipi është e ngjashëm me atë të Komisioneve Parlamentare, ku LVV do t’i ketë 5 anëtarë, PDK 2, LDK 1, AAK 1, Grupi Multietnik 1 dhe Lista Serbe 1 anëtarë.