Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar të martën, në seancën e Kuvendit, teksa fjalën e kishte deputeti i PKD-së, Fadil Nura, raporton Gazeta “Enigma”.
Deputeti Nura që në fillim të fjalës së tij në Kuvend lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë tha se është marrëzi deklarata e Kurtit se bashkimin kombëtar e parandalon ligji.
“Është e papranueshme deri në marrëzi të kakarisesh për 15 vite me radhë mbi bashkimin kombëtar dhe për një ditë të bukur nën petkun e pushtetit, pikërisht në shënim të Besëlidhjes së Lezhës, paturpësisht ta pranosh se e ke gënjyer popullin për 15 vite radhazi”, tha Nura.
Këtu ndërhyri Konjufca, i cili i kërkoi Nurës të ketë kujdes me shprehjet.
“Kujdes me shprehjet e papërshtatshme, z. deputet”, tha Konjufca.
Nura, ndërkohë, vazhdoi.
“Ky është mashtrimi i parë i Qeverisë Kurti 2”, theksoi tutje deputeti i PDK-së.
Në seancën e të martës po diskutohet lidhur me 100 ditëshin e parë të Qeverisë, debat ky i thirrur nga partia opozitare, PDK./Gazeta Enigma